Mbappe vendos rekord të ri, bëhet lojtari i parë i PSG-së që shënon 5 gola në një ndeshje

Mbappe vendos rekord të ri, bëhet lojtari i parë i PSG-së që shënon 5 gola në një ndeshje

15:17, 24/01/2023

PSG kaloi pa vështirësi skuadrën e Pys de Cassel në Kupën e Francës, me parizienët të cilët triumfuan thellë 0-7 në transfertë.

Një sfidë e cila i përmbushi të gjitha pritshmëritë dhe në fund rezultoi edhe një sfidë argëtuese për Mbappe me shokë.

Sulmuesi francez ishte autori i pesë golave dhe kjo ishte risia e mbrëmjes, pasi Mbappe vendosi një rekord si në aspektin personal ashtu edhe ekipor, pasi 24-vjeçari u bë lojtari i parë i PSG që shënon pesë gola në një ndeshje.

Një sezon që nuk nisi mirë në aspektin personal, por tani Kylian ka rigjetur versionin e tij më të mirë dhe tani në këtë edicion numëron 24 ndeshje dhe 25 gola duke ecur në hapat e duhura për të thyer numrat e sezonit të tij më të mirë.

Mbappe dy sezone më parë shënonte 42 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe tani kur në lojë është ende pjesa e dytë e sezonit pritshmëritë janë që sulmuesi të thyej numrat e tij personal.

Gjithashtu, kjo formë e Mbappe u konsiderua edhe si një përgjigje e fortë në distancë ndaj Erling Haaland, pasi dyshja pritet të “pushtojë” botën e futbollit pasi epoka Messi-Ronaldo është pothuajse në perëndim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco