Futbolli në zi, talenti 15-vjeçar shqiptar humb jetën në një aksident

Futbolli në zi, talenti 15-vjeçar shqiptar humb jetën në një aksident

15:06, 24/01/2023

 

Një lajm shumë i trishtë vjen nga Italia, ku talenti 15-vjeçar Elion Shala ka humbur jetë aksidentalisht. Shala i cili po kalonte shinat, u aksidentua nga treni duke humbur jetën. Një lajm ky që ka trishtuar shumë komunitetin në Chiari, Brescia ku Shala po hidhte hapat e parë në futboll, por gjithashtu ishte i vendosur aty me familjen ku edhe studionte.

Pas këtij lajmi tragjik ka reaguar edhe klubi i Chiarit ku Shala bënte pjesë. “Është gjithmonë e vështirë që të gjesh fjalët e duhura në një moment të tillë, për më tepër në një rast të tillë ku përfshihet bomberi jonë 15-vjeçar. Elion lë pas buzëqeshjen e tij.

Ishte i aftë që t’i bënte të gjithë ta donin sepse ishe shumë i aftë dhe i disponueshëm për të gjithë. I qëndrojmë pranë Erionit, mamasë Matilda dhe babait Ilir që ata të ndihen më pak të vetmuar. Mirupafshim bomber”, shkruhej në reagimin e klubit të Chiarit ku Shala po hidhte hapat e parë të karrierës së tij.

Një lajm ky që ka tronditur gjithë komunitetin ku jetonte talenti shqiptar, por sigurisht që edhe Shqipërinë. Ndërkohë sa i përket dinamikës së ngjarjes, autoritetet italiane janë duke bërë ekspertizën për të zbuluar më shumë detaje mbi këtë aksident. Aksidenti ndodhi kur Shala ishte duke u kthyer në shtëpi pas një ndeshjeje të zhvilluar me skuadrën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco