Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Paparaci njohur habit me deklaratën e tij: Gerard Pique u pendua dhe i kërkoi Shakirës një shans të dytë

Paparaci njohur habit me deklaratën e tij: Gerard Pique u pendua dhe i kërkoi Shakirës një shans të dytë

09:33, 24/01/2023

Vargjet e këngës së fundit të Shakirës “unë me ty nuk kthehem, as nëse qan apo më lutesh”  duket se i përkasin realitetit të marrëdhënies së saj me ish-partnerin Gerard Pique.

Mediat Spanjolle bëjnë të ditur se futbollisti ka kërkuar ribashkimin me këngëtaren kolumbiane, por nuk pati sukses.

Paparaci i njohur spanjoll Zhordi Martin, ka konfirmuar se gjithçka ka ndodhur vitin e kaluar. “Njerëzit pranë Shakirës më tregojnë që në prillin e kaluar ata kishin ndërprerë marrëdhënien e tyre.

Një muaj më vonë, ai u pendua dhe u kthye në shtëpi, por nuk pati rezultat dhe aty e vendosën që të mbyllnin përfundimisht gjithçka.

Por Clara ekzistonte në atë kohë”, tha paparaci.

Sipas tij, Shakira i kishte falur disa herë tradhtitë Pike gjatë viteve, por në këtë herë ajo kishte vendosur që të mos i jepte një tjetër mundësi. “Ajo e kuptoi që Clara Chia nuk ishte si të tjerat”.

Por paparaci i njohur insiston se Pique dhe e dashura e tij janë më të bashkuar se kurrë, edhe pse flitej për një krizë mes tyre, sidomos pas këngës ‘thumbuese’ të Shakirës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco