Sa zgjati kampionati i parë italian i futbollit?

Sa zgjati kampionati i parë italian i futbollit?

10:12, 23/01/2023

Sot duket e pamundur, megjithatë kampionati i parë italian i futbollit zgjati vetëm një ditë.

Gara u mbajt në velodromin Umberto I në Torino dhe filloi mëngjesin e 8 majit 1898 dhe përfundoi mbasdite.

Gjatë ditës, katër skuadrat (Internazionale Torino, FootBall Club Torinese, Società Ginnastica di Torino dhe Genoa) luajtën me njëra –tjetrën për tre ndeshje: dy gjysmëfinale dhe finale.

Ndeshja e parë pa Internazionale Torino duke mposhtur Foot-Ball Club Torinese 2-1. 

Më pas Società Ginnastica dhe Genoevo sfiduan njëri-tjetrin: rezultati 0-2 për Liguarianët.

Finalja e madhe e luajtur në orën 15:00 me rreth 100 shikues, pa Genoan të triumfojë, duke mposhtur Internazionale Torino (pas kohës shtesë) me rezultatin 2-1.

Edhe kampionatet e mëvonshme në historinë e futbollit italian kishin një numër të vogël pjesëmarrësish (nga katër në nëntë), por më pas, nga sezoni 1910-1911, numri i skuadrave kaloi nga 10 kandidatë në 13, më pas numri i skuadrave pjesmarrëse u rrit gjithnjë e më shumë dhe sot në garë për Scudetton janë 20.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco