Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Sot Inter-Empoli, ditë speciale për Kristjan Asllanin

Sot Inter-Empoli, ditë speciale për Kristjan Asllanin

09:24, 23/01/2023

Interi do të presë sot në mbrëmje Empolin në “San Siro”, në sfidën e fundit të fazës së parë për të dyja skuadrat, që kërkojnë t’u japin vazhdimësi rezultateve pozitive të një jave më parë.

Por 90 minutat që do të vlejnë tri pikët, do të kenë një vlerë tejet të veçantë për Kristjan Asllanin që sot do të përballet për herë të parë me ish-skuadrën e tij, me klubin në të cilin u rrit dhe prej nga u largua në verë për të veshur fanellën zikaltër.

Mesfushori nuk mundi të qëndronte indiferent ndaj sfidës dhe përmblodhi gjithë emocionet e tij në një postim në profilin e tij zyrtar në “Instagram” mbrëmjen e djeshme, kur i shoqëroi dy fotot (një me fanellën e Empolit e një me të Interit) me komentin: “Nuk harroj kurrë nga vij. Do të jetë një ditë speciale”.

E për ta bërë edhe më speciale ka menduar Inzagi, që duke pasur parasysh paraqitjet e fundit të mesfushorit dhe kalendarin e ngjeshur, po ideon hedhjen në fushë të mesfushorit që nga minuta e parë.

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri do ta marrë vendimin sot, por “shtrydhja” e Çalhanoglu në ndeshjet e fundit, mund të bëjë që shqiptari të jetë regjisori i skuadrës krah Barrellës e Mikhitarian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco