Fitore dramatike ndaj Manchester United, Arsenali vazhdon marshimin drejt titullit

Fitore dramatike ndaj Manchester United, Arsenali vazhdon marshimin drejt titullit

19:40, 22/01/2023

Arsenali ka mposhtur Manchester United me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premier Ligë.

Sfida u zhbllokua shpejt me golin e Rashford në minutën e 17-të.

Por në minutën e 24-t Nketiah vendosi baraspeshën duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, u shënuan edhe 3 golat e tjerë për ekipet. Në minutën e 53-të realizoi Saka dhe në të 59-ën Martinez.

Teksa dukej se sfida do të mbyllej në barazim, Nketiah shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.

Pas kësaj supersfide Arsenali vijon arratisjen drejt titullit me 50 pikë, ndërsa United pozicionohet në vendin e 4-të me 39 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco