Merkato e janarit tregoi fuqinë ‘brutale’ të anglezëve mbi kampionatet e tjera në Europë

Merkato e janarit tregoi fuqinë ‘brutale’ të anglezëve mbi kampionatet e tjera në Europë

15:24, 22/01/2023

Se Premier League angleze është më e fortë financiarisht se të gjitha kampionatet e tjera evropiane, shihet në merkaton e kaluar, në të cilin ata shpenzuan deri në 387 milionë euro për transferime.

Edhe pse merkato e janarit është gjithmonë e “vështirë” për transferime dhe investimet kapitale shpesh lihen për verë, në fillim të 2023 anglezët demonstruan edhe një herë fuqinë financiare që kanë në krahasim me kampionatet e tjera europiane.

Image

Kështu, në 20 ditët e para të merkatos së janarit, klubet angleze kanë shpenzuar 387.5 milionë euro për transferime dhe çfarë dominimi është ky në krahasim me klubet e tjera, treguesi më i mirë është se Bundesliga gjermane është në vendin e dytë me kosto totale prej 34 milionë eurosh.

Nuk blenë shumë as spanjollët, të cilët shpenzuan 23.3 milionë euro, ndërsa italianët dhe francezët, të paktën për momentin, shpenzuan më pak se 10 milionë euro për transferime.

Pra, klubet nga Seria A kanë shpenzuar gjithsej 9.1 milionë euro, kurse skuadrat nga Franca 8.3 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco