Nuk vonon shumë, Partizani gjen menjëherë zëvendësuesin e Skukës

Nuk vonon shumë, Partizani gjen menjëherë zëvendësuesin e Skukës

13:51, 22/01/2023

Partizani nxiton për të zëvendësuar Xhuljano Skukën, teksa menjëherë ka arritur marrëveshjen me klubin e Trepca 89′-të për tranferimin e Christian Mba. Sulmuesi 23-vjeçar ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni, teksa ka shënuar 10 gola e ka dhënë 5 asist në 18 paraqitje, duke qenë lideri i skuadrës.

Megjithatë, drejtuesit e Partizanit kanë menduar që të investojnë, duke negociuar me klubin dardan për transferimin e sulmuesit 23-vjeçar drejt Abissnet Superiores. Stafi teknik i të kuqve ka dhënë pëlqimin për lojtarin. Mba u transferua sezonin e shkuar në Kosovë, ndërsa tashmë ka mundësinë për të bërë një tjetër hap para, teksa Partizani shihet si një trampolinë për të.

Klubi i Partizanit po negocion për çmimin e lojtarit, ndërsa "Super Sport" raporton se palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco