Skuka udhëton drejt Francës, ja kur pritet të kryhen testet mjekësore dhe prezantimi tek klubi i ri

Skuka udhëton drejt Francës, ja kur pritet të kryhen testet mjekësore dhe prezantimi tek klubi i ri

12:45, 22/01/2023

Xhuljano Skuka është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Sipas informacioneve të fundit, sulmuesi i Partizanit do të jetë pjesë e Metz në kampionatin francez.

24-vjeçari dibran ka udhëtuar drejt Francës dhe të hënën do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të firmosë kontratën e re.

Aktualisht Metz ndodhet në vendin e tretë të renditjes së Ligue 2, me 31 pikë, dy më pak se vendi i dytë që ngjitet në Ligue 1. Këtë sezon Skuka ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë pas Redon Xhixhës.

Sulmuesin e favorizon ndjeshëm fakti që posedon pasaportë franceze, pasi në të shkuarën ka jetuar në Francë dhe është i ambientuar. Pasi të zyrtarizohet gjithçka lojtari do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet që të ndihmojë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit, që të arrijë një nga dy vendet e para, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e elitës së futbollit francez.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco