Trajneri i Napolit është i vetëdijshëm për shansin e madh që kanë: Kjo nuk do të përsëritet më

Trajneri i Napolit është i vetëdijshëm për shansin e madh që kanë: Kjo nuk do të përsëritet më

12:02, 22/01/2023

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, thotë se ai dhe lojtarët e tij janë të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhen, ku Napoli është favorit i parë i qartë në Itali për Scudetton.

Kanë mbetur edhe 19 javë deri në fund të kampionatit në Itali, ose gjysmë sezoni dhe napolitanët kanë krijuar një diferencë të madhe dhe aktualisht janë bindshëm në vendin e parë me 12 pikë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak.

Dhe jo vetëm kaq, Napoli po luan shumë mirë, po rritet si skuadër nga ndeshja në ndeshje dhe në 19 ndeshjet e deritanishme ka arritur 16 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje, atë kundër Interit.

Lidhur me këtë, Spalletti thotë se është i vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhet skuadra e tij, por se sido që të jetë, duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë. Napoletanët mundën Salernitanën në derbin vendas të shtunën 2-0, me nga një gol në të dyja pjesët.

"Ne e dimë se ky është një shans që nuk do të përsëritet. Ne duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat dhe qëndrimi duhet të jetë i tillë që të mos humbasim mundësitë që kemi. Ne gjithmonë përpiqemi të luajmë futboll duke qëndruar të përulur dhe duke i bërë gjërat në mënyrë profesionale,” tha trajneri i Napolit.

Në ndeshjen e radhës Napoli do të luajë kundër Romës në shtëpi.

Për 33 vite, tifozët e Napolit presin një “Maradona të ri” dhe një hero që do t’i sjellë titullin. Nëse ndonjë situatë mund të thuhet se është "tani ose kurrë", është kjo sepse të kaltrit kanë një rrugë të hapur drejt titullit kampion.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco