Al-Nassr nuk po ndalet, klubi saudit do të sjell ish-yje dhe shokë të Ronaldos nga Reali

Al-Nassr nuk po ndalet, klubi saudit do të sjell ish-yje dhe shokë të Ronaldos nga Reali

10:31, 22/01/2023

Klubi saudit Al-Nassr me ndihmën e Cristiano Ronaldos dëshiron të sjellë në radhët e saj edhe disa lojtarë të tjerë të mëdhenj.

Me sa duket, arabët e pasur po synojnë ish-shokët e skuadrës së Ronaldos nga Real Madridi - Sergio Ramos, Marcelo dhe Pepe, dhe Cristiano do të jetë "njeriu kyç" në realizimin përfundimtar të këtyre transferimeve.

Sergio Ramos është nën kontratë me PSG-në, por sigurisht që mund të kërkojë një vend ekzotik për të vazhduar karrierën e tij, Marcelo është lojtar i Olimpiakosit grek që nga vera e kaluar, ndërsa Pepe është ende në skuadrën e Portos dhe drejton mbrojtjen e këtij ekipi.

Ronaldo kohët e fundit ka luajtur për ekipin e kombinuar të Al-Nassr dhe Al-Hilal.

Ai do të bëjë debutimin e tij të vërtetë për Al-Nassr sot, kur skuadra e tij pret Al-Ettifaq.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në fushë dhe të shënoj gola. Dhe është mirë të shoh disa miq të vjetër!”, tha Ronaldo pak ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco