Fitorja e parë për vitin 2023, Atletico Madrid bind ndaj Valladolid

Fitorja e parë për vitin 2023, Atletico Madrid bind ndaj Valladolid

22:02, 21/01/2023

Në përballjen me Valladolid, Atletico Madrid siguron fitoren e parë të vitit 2023.

Skuadra e Simeones triumfoi me rezultatin 3-0 në takimin e raundit të 18-të të La Liga, në një sfidë që e dominoi të gjithën.

Të tre golat u realizuan brenda 10 minutave, me Moratën që shënoi golin e parë në minutën e 18’.

Më pas në minutën e 23’ ishte Gezmann ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, ndërsa Hermoso vulosi rezultatin e këtij takimi që në minutën e 28’.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat tentuan që të gjenin rrugën drejt rrjetës, megjithatë ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0.

Pas javës së 18-të të La Liga, Atletico Madrid renditet në vend të katërt me 31 pikë, teksa Valladolid qëndron në vend të 17-të me 17 pikë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco