Situatë jo e mirë për Juventusin: Zonja e Vjetër ka rënë ndjeshëm në renditje, Europa është kilometra larg

Situatë jo e mirë për Juventusin: Zonja e Vjetër ka rënë ndjeshëm në renditje, Europa është kilometra larg

09:33, 21/01/2023

Një lajm bomb mbërriti mbrëmjen e djeshme nga Italia. Gjykata federale në këtë vend vendosi të ndëshkojë skuadrën e Juventusit duke i hequr 15 pikë nga klasifikimi në kampionat.

Shkak për këtë vendim është bërë politika e dyshimtë e transferimeve të lojtarëve, në të cilën janë dënuar edhe drejtuesit e tij nga periudha e diskutueshme nga viti 2019 deri në fillim të vitit 2021.

Nëse humbja përballë kryesuesve të Napolit (1-5) shkatërroi ëndrrat e Juventusit për një titull të mundshëm, vendimi i gjykatës federale të apelit erdhi si një goditje për plagën që vuri në pikëpyetje ambiciet evropiane të Zonjës së Vjetër.

Praktikisht kjo do të thotë se Juventusi nga vendi i tretë do të bjerë në pozitën e 10-të dhe të 11-të, pra do të bjerë nga 37 në vetëm 22 pikë...

 

Image

Tashmë janë mbrapa kryesuesve të Napolit me 25 pikë, ndaj do të jetë një mrekulli e vërtetë nëse vendimi mbetet në fuqi dhe Juventusi arrin të luftojë për një vend që të çon në Evropë sezonin e ardhshëm.

Është mjaft e sigurt që Juve do ta apelojë këtë vendim, por pyetja është se sa do të ndikojë afera e re në situatën e përgjithshme në klub.

Kujtojmë se Juventus ishte një nga kryesorët në aferën e Calciopolit, skandali i famshëm i trukimeve në Serie A nga viti 2006, kur u përjashtua nga Seria A në atë të B të futbollit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco