Ofertë e çmendur, 17 miliardë euro për të blerë të drejtat e Formula 1

Ofertë e çmendur, 17 miliardë euro për të blerë të drejtat e Formula 1

22:34, 20/01/2023

 

Pronarët aktualë të Formula 1 refuzojnë një ofertë prej 17 miliardë eurosh për të shiur të drejtat e sportit më të ndjekur të garave të shpejtësisë. Oferta është bërë nga “Public Investment Fund” që është fondi publik i Arabisë Saudite.

Pronare aktuale e F1 është kompania “Liberty Media” që i bleu të drejtat në vitin 2017 nga Bernie Ecclestone për rreth 4 miliardë. Lajmin e refuzimit të ofertës së çmendur e bën të ditur “Bloomberg” që thekson se bisedimet u bllokuan që në fillim dhe palët nuk pranuan të vazhdonin të flisnin për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mudnësia që arabët të rikthehen me një tjetër ofertë pasi Formula 1 është një sport tek i cili dëshirojnë të investojnë shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco