Ylli i Manchester United refuzon rinovimin, në garë për të gjigantët europianë

Ylli i Manchester United refuzon rinovimin, në garë për të gjigantët europianë

21:51, 20/01/2023

Alejandro Garnacho i Manchester United ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve europianë. Në garë për shërbimet e 18-vjeçarin janë futur së fundmi Real Madrid dhe Juventusi.

Sipas “The Sun”, Manchester United nuk do ta humbasë sulmuesin argjentinas, të cilët do të tentojnë të rinovojnë me të. Megjithatë një përgjigje të kundër i ka dhënë Garnacho klubit të tij.

Sulmuesi 18-vjeçar thuhet se përfiton 7 mijë paund në javë, por oferta që “Djajtë e Kuq” i kanë bërë e ka refuzuar. Raportohet se United ka ofruar 20 mijë paund në javë por Garnacho e ka refuzuar.

Në sezonin e tij me ekipin e parë të Manchester United, argjentinasi ka qenë me të vërtetë impresionues. Në 16 paraqitje, ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar 5 herë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco