‘Komplimente Kristjan’, Empoli uron dhe ‘sfidon’ Asllanin: Shihemi të hënën!

‘Komplimente Kristjan’, Empoli uron dhe ‘sfidon’ Asllanin: Shihemi të hënën!

21:00, 20/01/2023

Me Superkupën e arkivuar, tani Interi do të mendojë për Empolin, rivalin e radhës në kampionat.

Nga ana tjetër, klubi toskan nuk ka nguruar të urojë Asllanin për suksesin në Arabinë Saudite, duke i kujtuar ish-xhevahirit të tyre sfidën e së hënës nëpërmjet postimit në faqen zyrtare në Twitter:

“Komplimente Kristjan, shihemi të hënën”. Inter-Empoli ka qenë gjithmonë speciale për mesfushorin, që një sezon më parë ka gjetur të vetmin gol të tij me fanellën e bluve përballë zikaltërve në kampionat, ndërkohë që në të njëjtin duel në Kupën e Italisë kishte asistuar për Nedim Bajramin.

Tashmë si ish-i në një betejë shqiptarësh, nëse i jepet mundësia, Asllani do të provojë të gjejë golin e parë si zikaltër përsëri në një ndeshje speciale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco