Tyson Fury-Oleksandr Usyk/ Arrihet marrëveshja, unifikim i titujve dhe dueli më i shtrenjtë i historisë

Tyson Fury-Oleksandr Usyk/ Arrihet marrëveshja, unifikim i titujve dhe dueli më i shtrenjtë i historisë

20:36, 20/01/2023

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë arritur të bien dakord për të gjitha pikat e marrëveshjes, përveç çështjes së vendit ku do të zhvillohet sfida që do të unifikojë të gjithë titujt e peshës më të rëndësishme të boksit, super të rëndë.

Promotori i Fury, Bob Arum deklaron se tashmë gjithçka është gati dhe duelin e dueleve do ta presë një vend i Lindjes së Mesme, emrin e të cilit nuk do ta zbulojë ende. Gjithsesi, mbetet një mundësi e hapur edhe për stadiumin “Wembley” që mund të përdoret nëse promotorët nuk arrijnë të gjithë një shtet që të ofrojë shumën e kërkuar.

Nëse marrëveshja realizohet me një prej vendeve të shënjestruara prej organizatorëve, atëherë në parametrat ekonomikë të planifikuar, kjo mund të bëhet ndeshja më e shtrenjtë e historisë së boksit profesionist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco