Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

Profecia e Jose Mourinhos: Parashikoi suksesin e Artetës tre vjet më parë

Profecia e Jose Mourinhos: Parashikoi suksesin e Artetës tre vjet më parë

20:06, 17/01/2023

Arsenali këtë sezon po luan futboll të shkëlqyer, pas shumë vitesh dhe aktualisht konsiderohet si kandidati kryesor për ta fituar titullin që i mungon që në 2004.

Arteta ka gëzuar gjithmonë respektin e trajnerëve si Guardiola, me të cilin ka punuar për një kohë të gjatë, por edhe Mourinhos, i cili kishte fjalë të veçanta lavdërimi për trajnerin e ri të Arsenalit në vitin 2020.

Mourinho më pas drejtoi Tottenhamin, festoi në derbin e Londrës së Veriut kundër Arsenalit të Artetës, por kishte vetëm fjalë të mira për kolegun e tij më të ri.

“Dua të përgëzoj Mikelin. Taktikisht ata po bëhen vërtet, shumë mirë. Unë kam qenë në futboll për një kohë të gjatë dhe mund të lexoj situata para se të ndodhin dhe Arteta po bën një punë fantastike me ekipin e tij. Ndërton lojën me katër, mbron me pesë. Besim i madh te lojtarët e rinj. Menaxhim i shkëlqyer i lojtarëve.

E di që njerëzit do ta dëgjojnë këtë dhe do të fillojnë të qeshin sepse ne jemi në krye të ligës dhe ata janë në vendin e 14-të, por unë mendoj se ai do të jetë një kërcënim i madh kur të realizojë planin e tij. Shpresoj se ai do të ketë kohë”, tha Mourinho tre vjet më parë.

Duket se zoti “Special One kishte të drejtë. “Topçinjtë” aktualisht kanë tetë pikë më shumë se Manchester City, ndjekësi më i afërt dhe të dielën do të luajnë një derbi të madh kundër Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco