Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Emër i ri, Bayerni kërkon portierin e Empolit

Emër i ri, Bayerni kërkon portierin e Empolit

18:23, 17/01/2023

Kërkimi për një portier të ri te Bayerni vazhdon ende, me “bavarezët” që deri në këtë pikë të merkatos, nuk kanë bërë ende një lëvizje konkrete për sigurimin e një gardiani të ri.

Klubi nga Mynihu është ende i interesuar për transferimin e portierti të Borussia Monchengladbach, Yan Sommer, mirëpo skuadra nga Borussia e refuzoi ofertën e fundit të Bayern, duke krijuar kështu “panik” në kampin e të kuqve.

Nëse nënshkrimi i zviceranit dështon, Bayerni mund të blejë portierin e Empolit, Guillermo Vicario, me 26-vjeçarin që ka surprizuar bordin drejtues të Bayern, me paraqitjet e tij këtë sezon.

Sipas mediave italiane, Bayerni tashmë ka kontaktuar klubin italian dhe vetë lojtarin, me klubin gjerman që është gati të paguajë rreth 15 milionë euro për portierin 26-vjeçar, ndërsa italianët duan më shumë se 20 milionë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco