Derbi italian në merkato, Juventusi dhe Interi synojnë talentin e Atalantës

Derbi italian në merkato, Juventusi dhe Interi synojnë talentin e Atalantës

18:12, 17/01/2023

 

Juventusi dhe Interi kanë nisur një duel, por jo në fushën e lojës, kësaj radhe në merkato. Klubi zikaltër dhe bardhezinjtë janë në merkato për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, Giorgio Scalvini.

Sipas “Calciomercato”, Interi është i interesuar prej kohësh për të afruar 19-vjeçarin në Milano. Së fundmi për Scalvinin në garë është futur dhe Juventusi, të cilët kërkojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes.

Vlera e mbrojtësit 19-vjeçar në treg është 20 milionë euro. Megjithatë nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare nga dy gjigantët e Serie A në drejtim të klubit bergamask për të transferuar lojtarin.

Këtë sezon me Atalantën, Scalvini ka qenë një nga lojtarët që ka spikatur më shumë në lojën e teknikut Gasperini. 19-vjeçari italian ka fituar besimin e teknikut të Atalantës, i cili e ka aktivizuar mbrojtësin në Serie A në 14 takime. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco