Turneu i Përfaqësueseve Rajonale/ Tirana, finaliste e moshës U-14, Fieri e U-15

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale/ Tirana, finaliste e moshës U-14, Fieri e U-15

17:55, 17/01/2023

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15 ka zhvilluar ditën e sotme në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në Fier, ku janë luajtur ndeshjet e grup-moshës U-14 dhe U-15.

Në Kamëz janë luajtur ndeshjet e grupmoshës U-14, ku ekipi rajonal i Tiranës mposhti Lezhën në takimin e parë me rezultatin e pastër 2-0, duke kaluar kështu në fazën tjetër, ndërsa Durrësi mundi me shifrat e thella 4-0 Shkodrën.

Në ndeshjen tjetër për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, Shkodra mundi Lezhën me rezultatin 3-1, ndërsa në finalen e vogël mes Tiranës dhe Durrësit, ishin kryeqytetasit ata që buzëqeshën në fund, pas triumfit me penallti.

Koha e rregullt e takimit final u mbyll me shifrat 2-2, teksa me penallti, Tirana fitoi me rezultatin 5-4.

Edhe ndeshjet e luajtura në stadiumin ‘Loni Papuçiu’ në Fier për grupmoshën U-15 ishin mjaft interesante. Fieri mundi Korçën me shifrat 3-0 duke kaluar në fazën tjetër, ndërsa Gjirokastra mposhti Elbasanin me rezultatin e ngushtë 3-2.

Në finalen e vogël të grupit të kësaj moshe, Fieri triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Gjirokastrës, duke kaluar në finalen e së premtes, ku do të përballet me Tiranën.

Në ndeshjen tjetër, Elbasani siguroi vendin e tretë për këtë grupmoshë, pasi mundi Korçën me rezultatin 3-1.

 U-14 dt.2010: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.17.01.2023 (E martë)

Tirana 2–0 Lezha

Golat: Dybeli (6’), Mesiti (20’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Durrës 4–0 Shkodër

Golat: Gjergji (4’, 10’), Rrena (24’, 30’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz                                                                                          

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Tirana 2–2 Durrës (5-4 me penallti)

Golat: Dybeli (6’), Mesiti (20’)/ Dybeli (6’), Mesiti (20’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz  

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Shkodër 3–1 Lezhë

Golat: Gucija (17’), Vajushi (22’, 27)/ Palucaj (52’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz  

U-15 dt.2009: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.17.01.2023 (E martë)

Fieri 3–0 Korça

Golat: Hitaj (14’, 29’), Lushaku (20’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                                                                         

Elbasani 2–3 Gjirokastër

Golat: Bazazi (15’), Korra (35’)/ Qurku (10’), Rajdho (20’), Rabaj (50’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                                                                         

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Fieri 3–0 Gjirokastër

Golat: Hajdini (14’), Mali (28’), Mahmutaj (45‘)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier      

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Korça 1–3 Elbasani

Golat: Ibi (15’)/ Ruci (10’), Kazazi (25‘), Korra (40’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco