U përfol se do t’i bashkohej Ronaldos tek Al Nassr, Pepe merr vendimin

U përfol se do t’i bashkohej Ronaldos tek Al Nassr, Pepe merr vendimin

17:10, 17/01/2023

Pak javë para se të festojë 40-vjetorin (do të shuajë qirinjtë më 26 shkurt), Pepe është shumë pranë rinovimit të kontratës me Porton, duke përmbushur dëshirën e presidentit Pinto da Costa dhe trajnerit Sergio Conceiçao.

Marrëveshja e re me Pepen parashikon një kontratë të vlefshme për dy sezone, e zbuluar më herët nga mediet portugeze dhe që CNN e përforcoi së fundmi, duke e cilësuar marrëveshjen shumë pranë firmosjes.

Pepe u kthye nga Kupa e Botës i dëmtuar, me një frakturë të bërrylit të majtë, por ai është rikuperuar dhe ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të Portos, kundër Aroucas dhe Famalicaos.

Presidenti Pinto da Costa beson se, duke pasur parasysh reagimin e tij të mirë fizik në stërvitje dhe ndeshje, Pepe i plotëson të gjitha kushtet për të vazhduar të luajë në nivelin më të lartë deri në moshën 42-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco