Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kush e bindi Haalandin të transferohet te Manchester City? Ylli norvegjez shuan të gjitha dilemat

Kush e bindi Haalandin të transferohet te Manchester City? Ylli norvegjez shuan të gjitha dilemat

16:47, 17/01/2023

Lojtarët e Manchester City, Erling Haaland dhe Riyad Mahrez dhanë një intervistë për shtyp për klubin, ku folën mbi objektivat e klubit dhe atmosferën në ekip .

Sulmuesi norvegjez vuri në dukje se fjalët e algjerianit e bindën atë të transferohej në klubin e Mançesterit nga Borussia Dortmund.

Në verën e vitit 2021, lojtarët kryqëzuan rrugët me pushime në Mykonos të Greqisë.

Haaland: Nuk folëm gjatë, por ju më thatë që duhet të transferohesha te City, se atmosfera ishte e mirë. Dhe për mua është shumë e rëndësishme që të shijoj atmosferën në ekip çdo ditë. Nuk më the shumë, por mua më mjaftoi”.

Mahrez: “Nuk mendoj se duhet të bind lojtarët që të shkojnë te Man City sepse të gjithë duan të luajnë për një ekip të tillë. Ne kemi një skuadër të madhe, djem të shkëlqyer dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco