Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Arrihet akordi, sulmuesi holandez drejt transferimit te Atletico Madrid

Arrihet akordi, sulmuesi holandez drejt transferimit te Atletico Madrid

16:29, 17/01/2023

Memphis Depay duket se është gjithnjë e më afër transferimit te Atletico Madridi.

Sulmuesi holandez është i vendosur për t’u larguar nga Barcelona gjatë janarit, teksa po e dëshiron kalimin te Atletico Madridi .

“Mundo Deportivo” ka raportuar këtë të martë se Depay ka arritur tashmë marrëveshje me klubin nga Madridi rreth kushteve personale.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Tani, Atletico Madridi duhet të arrijë marrëveshje me Barcelonën për çmimin e transferimit të Depayt.

28-vjeçari mund të kalojë në “Wanda Metropolitano” me një çmim të lirë, duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Së fundmi është raportuar se mund të ketë edhe një shkëmbim mes tij dhe Yannick Carrascos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco