La Graet merr tatëpjetën, Prokuroria e Parisit nis hetimet për ngacmim seksual

La Graet merr tatëpjetën, Prokuroria e Parisit nis hetimet për ngacmim seksual

14:52, 17/01/2023

Prokuroria e Parisit konfirmoi këtë të martë se është hapur një hetim për ngacmim moral dhe seksual ndaj presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i cili aktualisht është i pezulluar nga funksionet që mban që nga viti 2011.

Ky hetim vjen pas një raporti (neni 40) nga Inspektorati i Përgjithshëm për Arsimin, Sportin dhe Hetimin Kombëtar dhe pas një auditimi të kryer nga Ministria e Sportit mbi praktikat e Federatës dhe gjithashtu pa disa ankesave kundër Le Graet, fillimisht anonime dhe më pas me viktima të identifikuara, si menaxherja Sonia Souid, e cila dha një intervistë rreth një javë më parë.

Le Graet gjithashtu u detyrua të kërkonte ndjesë pas komenteve injoruese për Zidane, pasi njoftoi rinovimin e Didier Deschamps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco