Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Ofertë zyrtare nga Seria A, klubi italian ofron 450 mijë euro për Skukën

Ofertë zyrtare nga Seria A, klubi italian ofron 450 mijë euro për Skukën

14:35, 17/01/2023

Hellas Verona bën një hap konkret për të blerë nga Partizani sulmuesin Xhuliano Skuka. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klubin e kuq, se ditët e fundit drejtuesit e klubit italian kanë paraqitur ofertën zyrtare te “demat” për kartonin e 24-vjeçarit.

Bëhet fjalë për 450 mijë euro dhe një përqindje të kartonit, e cila është e negociueshme nga palët. Mirëpo, mësohet se presidenti Gazmend Demi nuk është bindur aspak nga ky hap konkret që kanë bërë italianët dhe kësisoj, ka lënë gjithçka pezull.

Edhe më parë drejtuesit e Partizanit ia kanë bërë të qartë Veronës se për shërbimet e Skukës duhet të japin dyfishin e shumës së ofruar.

Klubi i kuq do të ishte i gatshëm të lëshonte sulmuesin në rast se vjen një ofertë që i kalon 800 mijë eurot për blerjen e kartonit dhe gjithashtu i lë një përqindje të pronësisë Partizanit për të përfituar sërish në të ardhmen në rast rishitje.

Në klubin e Serisë A janë të fiksuar me karakteristikat që ka bomberi dibran, i cili bën një diferencë të madhe nga bashkëkombësit e tij prej pasaportës.

Skuka ka nënshtetësi franceze dhe ka shansin e artë që të luaj si vendës në Itali, duke mos zënë asnjë vend si i huaj në skuadër.

Kjo ka bërë që Verona të insistojë shumë muajt e fundit, paçka se në klubin e kuq janë të bindur që Skuka meriton të shitet me një shumë më të madhe se sa ofrojnë italianët.

Por, në lojë është fuqishëm edhe Leçe me Empolin, kështu që gjërat mund të ndryshojnë deri në fund të muajit janar. Interesi i klubit të kuq është të mbajë deri në fund të sezonit Skukën, me synimin për të fituar titullin kampion dhe më pas ta shesë me shifrën që do, duke shpresuar se sulmuesit do t’i rritet vlera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco