A e keni parë ndonjëherë Messin duke ngritur pesha: Tifozët e habitur pretendojnë se ai duket i çuditshëm

A e keni parë ndonjëherë Messin duke ngritur pesha: Tifozët e habitur pretendojnë se ai duket i çuditshëm

12:25, 17/01/2023

Një video nga palestra e Paris Saint Germain është bërë virale teksa tregon Lionel Messin duke ngritur pesha, një skenë e parë rrallë në karrierën e gjatë të argjentinasit.

Messi ka fituar shumë trofe në karrierën e tij, por në rrjetet sociale fansat po debatojnë nëse e kanë parë ndonjëherë duke ngritur pesha në palestër.

Kjo është pikërisht ajo që shihet në videon e re të PSG-së, e cila shumë shpejt u bë virale.

Edhe pse nuk është një bodybuilder (larg kësaj), Messi ende dëshiron të qëndrojë në formë të mirë, ndaj stërvitet fort me shokët e tij në palestër.

Megjithatë videot e tij me pesha janë një gjë e rrallë, ndaj fansat në rrjetet sociale kanë gjykuar se Messi duket i çuditshëm me pesha.

Në pamjet e shpërndara në kanalet mediatike të PSG-së, lojtarët mund të shihen duke kryer një sërë ushtrimesh të ndryshme. Stërvitja përbëhej nga ushtrime të ndryshme, por edhe Messi duke ngritur  pesha.

Për disa prej fansave duket se ai “për herë të parë po punon me pesha”.

"Betohem se është hera e parë që e kam parë duke ngritur pesha", "Asnjëherë në jetën time nuk e kam imagjinuar Messin duke ngritur pesha", "Messi ngre pesha. Pse është kaq e çuditshme për mua", "Ai e përfundoi futbollin, tani ai mund të angazhohen në detyra të tjera”, janë disa nga komentet e videos që u bënë shpejt virale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco