Vdekja Vialli-t, ish-shoku i skuadrës bën deklaratën e fortë: Dopingu ka qenë gjithmonë aty, edhe unë kam frikë

Vdekja Vialli-t, ish-shoku i skuadrës bën deklaratën e fortë: Dopingu ka qenë gjithmonë aty, edhe unë kam frikë

11:35, 17/01/2023

“Duhet të ketë një hetim në lidhje me substancat që kemi përdorur në atë kohë. Dopingu ka qenë gjithnjë prezent dhe tashmë duhet kuptuar nëse disa substanca kanë ndikuar për keq në shëndet gjatë kësaj kohe që ka kaluar. Edhe unë jam i frikësuar, pasi këto sëmundjet të këqija po i ndodhin në masë ish-lojtarëve.”

Dino Baggio, ish- mesfushori i Juventusit, Interit, Parmës dhe Lazios , ka folur për vdekjen e Gianluca Viallit, duke ngritur shqetësime. Baggio luajti me Viallin te Juve, nga viti 1992 deri në 1994 dhe me ekipin kombëtar.

 

 “Duhet të kthehemi tek ajo që kemi marrë në ato periudha, duhet të hulumtojmë pak për substancat e marra në ato periudha. Nuk e di nëse kjo është për shkak të kësaj, por gjithmonë ka pasur doping. Duhet të shohim dhe analizojmë se çfarë kemi konsumuar në atë kohë. Unë nuk kam konsumuar asnjëherë substanca të dyshimta, por duhet parë nëse gjëra të tjera që kemi konsumuar kanë ndikuar për keq apo jo. Kam kujtime të mrekullueshme nga Gianluca, ai ishte një burrë në dhomat e zhveshjes dhe donte t’i ndihmonte lojtarë të rinj. Unë isha në ekipin e tij kur isha 21 vjeç dhe gjithmonë kisha fjalë të mira për ne”, u shpreh Baggio.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco