Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet futbollisti i Newcastle

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet futbollisti i Newcastle

20:06, 12/01/2023

Mesfushori i Newcastle United Joelinton është akuzuar për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur pasi u ndalua nga policia në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe do të dalë në gjykatë në fund të janarit.

“Pak para orës 1:20 të mëngjesit të sotëm (e enjte), oficerët ndaluan një automjet në zonën e Ponteland të Newcastle dhe arrestuan drejtuesin. Joelinton Cassio, 26 vjeç, nga Ponteland, akuzohet për drejtimin e automjetit ndërkohë që ishte mbi kufirin e përcaktuar për alkool.

Ai do të paraqitet para gjyqtarëve në Newcastle më 26 janar ”, tha një zëdhënës i policisë së Northumbria.

Braziliani ka luajtur 21 ndeshje për skuadrën e Eddie Howe këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asistime. Reuters ka kontaktuar Newcastle për koment.

Sky Sports raportoi se Newcastle ishte në dijeni të incidentit, por nuk kishte pranuar të komentonte.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco