Newcastle në kërkim të një mesfushori, në listën edhe lojtari i Lazio-s

Newcastle në kërkim të një mesfushori, në listën edhe lojtari i Lazio-s

18:10, 12/01/2023

Newcastle po paraqitet shumë mirë këtë sezon, ekipi i Eddie Howe renditet si forcë e tretë në Premier League dhe objektivi kryesor është sigurimi i një bilete në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit po studiojnë opsione të ndryshme në merkato. Një ndër të preferuarit është Sergej Milinkovic-Savic, mesfushori i Lazios në Serie A.

Il Messaggero shkruan se klubit anglez po përgatit një ofertë zyrtare prej 60 milionë eurosh për Lazion, ndërkohë që mesfushorin e pret një pagë sezonale që shkon deri në 12 milionë euro në sezon përfshire bonuset.

27-vjeçari, i cili këtë sezon numëron pesë gola dhe shtatë asiste mes kampionatit dhe Europa League, është pjesë e skuadrës italiane prej vitit 2015. Kontrata me Lazion i përfundon në verën e vitit 2024.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco