Cristiano Ronaldo ka shitur Topin e Artë 2013? Ja si është e vërteta

Cristiano Ronaldo ka shitur Topin e Artë 2013? Ja si është e vërteta

15:51, 12/01/2023

Cristiano Ronaldo ka shitur Topin e Artë 2013 për bamirësi. Episodi ka ndodhur në vitin 2017, kur kampioni portugez nxori në ankand një kopje të trofeut prestigjioz.

Të ardhurat e fituara u dhuruan për fondacionin “Make a Wish” për mbështetjen e fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rënda. Ai që bleu Topin e Artë, në fakt CR7 shiti një kopje të trofeut, ishte miliarderi Idan Offer, një nga njerëzit më të pasur të Izraelit, për rreth 600 mijë euro.

Kjo gjë është bërë publike vetëm orët e fundit nga “The Mirror”, që vë në dukje gjestin e bërë nga Cristiano Ronaldo për të bërë bamirësi në ndihmë të fëmijëve në nevojë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco