Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

U pezullua nga garat ndërkombëtare, Rusia merr përgjigjen përfundimtare nga CAS

U pezullua nga garat ndërkombëtare, Rusia merr përgjigjen përfundimtare nga CAS

13:14, 11/01/2023

Pasi nisi luftën në Ukrainë, Rusia mori sanksione të ndryshme nga vende të ndryshme.

 

Edhe në botën e sportit u vendosën disa sanksione për Rusinë, ku UEFA dhe FIFA vendosën pezullimin e tyre nga aktivitetet ndërkombëtare sportive. Rusët nuk mund ta pranonin këtë gjë dhe dërguan çështjen në CAS të Lozanës, ku shpresonin të merrnin një përgjigje pozitive. Por, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë doli në një përfundim dhe mori një vendim zyrtar, duke e konsideruar të drejtë veprimin e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Vendimi i marrë nga UEFA ishte i arsyeshëm, i përmasave të pranueshme dhe mundësisht i nevojshëm për të formalizuar evente ndërkombëtare të një futbolli të sigurt, të mbrojtur dhe të zhvilluar me rregull.

Maxhoranca e Panelit vlerëson se vendimi nuk ka shkelur Statutet e UEFA-s dhe as dispozitat e detyrueshme të ligjeve zviceriane dhe nuk ishte përdorim i padrjetë i fuqisë drejtuese të UEFA-s. Ai është mes kompetencave që ka UEFA për të marrë vendime që promovojnë objektivat e saj statutorë”, shkruan CAS

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco