Gruaja e ish-sulmuesit të Chelseat, Alvaro Morata është në terapi intensive në spital pasi solli në jetë fëmijën e tyre të katërt.
Bukuroshja italiane Alice Campello po merr kujdes të specializuar në Spitalin Universitar të Navarrës në Madrid pasi ka pësuar 'komplikime'.
Morata, i cili pati një periudhë problematike në Stamford Bridge pasi u transferua në Chelsea nga Real Madrid në 2017 për 60 milionë funte , zbuloi dramën shëndetësore teksa njoftoi lindjen e vajzës së parë të çiftit Bella.
Futbollisti nuk dha më shumë detaje në rrjetet e tij sociale se cilat ishin ‘komplikacionet’.
Çifti kanë binjakë, Alessandro dhe Leandro katër vjeç, dhe një djalë më të vogël të quajtur Edoardo, i cili është dy vjeç.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: