U akuzua për ngacmim seksual, braziliani mohon gjithçka: Këto fjalë më dhembin...

U akuzua për ngacmim seksual, braziliani mohon gjithçka: Këto fjalë më dhembin...

10:50, 11/01/2023

Policia spanjolle ka konfirmuar se ka hapur një hetim ndaj Dani Alves, i akuzuar për ngacmim seksual me një femër në datën 30 dhjetor.

Gjithçka do të kishte ndodhur në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë ku lojtari i Pumas ishte me pushime për Vitin e Ri. Një femër denoncoi në polici se 39-vjeçari e ka prekur në vendet intime. E tronditur, ajo lajmëroi miqtë e saj, të cilët nga ana e tyre lajmëruan sigurimin e klubit të natës, të cilët më pas thirrën policinë, por braziliani ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Ish-lojtari i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së ka mohuar gjithçka, çdo akuzë ndaj tij.

“Unë mohoj gjithçka. Po, isha në atë vend, me njerëz të tjerë, duke u argëtuar. Dhe kushdo që më njeh e di që më pëlqen të kërcej. Kërcyem dhe nuk cënuam hapësirën e askujt. Nuk e di kush është kjo zonja. Jo, nuk e bëra atë që ajo ka thënë. Këto fjalë më dhembin, sidomos te familjarët e mi”, tha Dani Alves për “Antena 3”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco