Milani pret Torinon në 'San Siro', shans i madh për yjet kuqezi

Milani pret Torinon në 'San Siro', shans i madh për yjet kuqezi

10:36, 11/01/2023

Kupa e Italisë do të presë sonte një përballje mjaft interesante mes Milanit dhe Torinos, e vlefshme për çerekfinalet e këtij kompeticioni. Kuqezinjtë vijnë nga një ndeshje në Serie A, të cilët u barazuan në minutën e fundit nga Roma dhe zbritën në vendin e tretë në kampionat.

Sfida e cila do të luhet në “San Siro”, do të sjellë dhe një mundësi për disa nga emrat e rinj Milanit që akoma nuk kanë dhënë më të mirën e tyre.

Nga minuta e parë për Milanin pritet të jetë blerja e verës, Charles De Ketelaere, që për herë të fundit e nisi si titullar kundër Dinamo Zagreb para dy muajsh. Nga ana tjetër për Milanin në lojë pritet të jenë dhe Gabbia në mbrojtje, Vranckx dhe Pobega në mesfushë me Tonalin dhe Dest si mbrojtës i majtë.

Në këtë sfidë Piolit do t’i duhet të bëjë akoma pa disa emra të rëndësishëm në formacionin e tij. Jashtë do të jetë Maignan që vazhdon të jetë i dëmtuar, Ibrahimovic, Florenzi, Krunic, Origi dhe Rebic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco