Al Nassr sqaron kontratën me Cristiano Ronaldo

Al Nassr sqaron kontratën me Cristiano Ronaldo

09:38, 11/01/2023

Nënshkrimi i Cristiano Ronaldos nga Al Nassr u përfshi në më shumë se një spekulim në të cilin një marrëveshje e mundshme lidhej që sulmuesi portugez të ishte imazhi i Arabisë Saudite, në përpjekjen për të pritur Kupën e Botës 2030 në vendin arab. 

Kjo do të binte ndesh me interesat e Portugalisë, pasi edhe vendi ku ka lindur Cristiano do të paraqitet në përpjekje për të organizuar Kupën e Botës së bashku me Spanjën.

Një tjetër lojtar që Arabia ka përgatitur për të fituar Botërorin është Leo Messi, i cili është ambasador i atij vendi që nga viti i kaluar.

Dy yjet e futbollit botëror në dekadën e fundit mund të jenë imazhi i Arabisë në një përpjekje për të bërë një hap përpara në botën e futbollit dhe të jenë një pikë referimi jo vetëm për të bërë nënshkrime të shkëlqyera, por edhe për të pritur turneun më prestigjioz 'Kupën e Botës' në vitin 2030.

Por Al Nassr del kundër këtij informacioni dhe mohon se kontrata e Cristiano-s me ta ka të bëjë me të qenit një imazh i ardhshëm i vendit për Kupën e Botës 2030:

"Al Nassr FC dëshiron të sqarojë se ndryshe nga raportimet që vijnë nga lajmet, kontrata e Cristiano Ronaldos me Al Nassr nuk përfshin angazhime për asnjë ofertë për Kupën e Botës. Prandaj, kontrata e Cristianos i nënshtrohet vetëm punës së tij si profesionist me Al Nassr, për të ndihmuar klubin të arrijë suksese ''

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco