Tragjedia në Rally Dakar, makina përplas për vdekje tifozin gjatë garës

Tragjedia në Rally Dakar, makina përplas për vdekje tifozin gjatë garës

09:36, 11/01/2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rally Dakar 2023, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Një spektator, një tifoz italian, ka ndërruar jetë gjatë etapës së 9-të (Riyadh-Haradh), lajm që është konfirmuar nga organizatorët e këtij eventi.

“Një spektator, që ndodhej pas një dune ka mbetur i plagosur në pistë gjatë garës rally, pasi u godit nga një makinë”, thanë organizatorët e turneut.

Personi, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, është dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit, por ka ndërruar jetë gjatë udhëtimit.

Goditja e fortë që ka marrë nga impakti ka qenë fatal. Ky është incidenti i parë i rëndë i këtij edicioni të Rally Dakar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco