Histori si nëpër filma/ Futbollisti dhe partnerja e tij kapen në aeroport me 100 kilogramë kokainë

Histori si nëpër filma/ Futbollisti dhe partnerja e tij kapen në aeroport me 100 kilogramë kokainë

09:41, 07/01/2023

Futbollisti, Jean-Manuel Nedra dhe gruaja e tij u arrestuan në Francë pasi u kapën me 100 kilogramë kokainë në bagazhin e tyre pas mbërritjes.

Nedra, i cili luajti për kombëtaren e Martinique për 10 vjet, u arrestua në Paris të dielën pasi iu gjet drogë në aeroportin Charles de Gaulle.

Mesfushori Aiglon du Lamentin u paraqit para një gjyqtari hetues të mërkurën, shkruan gazeta franceze Le Parisien .

Nedra u mbajt në paraburgim në pritje të gjykimit, ndërsa bashkëshortja e tij u la i lirë, por nën mbikëqyrje.

"Pa e ditur nivelin e tij të përfshirjes, mësuam se një nga lojtarët tanë u arrestua në Roissy për kontrabandë droge. Le të jemi më të fortë se kurrë dhe të bashkuar për të vazhduar punën tonë të edukimit përmes sportit, për të luftuar këtë plagë, për të mbrojtur dhe paralajmëruar të rinjtë tanë ndaj rreziqeve, pasojave dhe abuzimeve të këtij mjedisi”, tha klubi i lojtarit në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco