Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Klopp reagon pas ndarjes nga jeta të Vialli-t: Ishte vetëm 58 vjeç, mjafton të shikosh reagimet për të kuptuar se...

Klopp reagon pas ndarjes nga jeta të Vialli-t: Ishte vetëm 58 vjeç, mjafton të shikosh reagimet për të kuptuar se...

08:56, 07/01/2023

Jurgen Klopp komentoi vdekjen e Gianluca Viallit, ish-lojtar dhe trajner i Chelsea në Premier League. Trajneri gjerman i Liverpoolit, deklaroi se është e trishtë të ndërrosh jetë në moshën 58-vjeçare.

“Nuk e kam takuar kurrë personalisht, por mjafton të shikosh reagimet e ish-shokëve dhe kolegëve të tij për ta kuptuar menjëherë se çfarë lloj personi ishte. Një person i mrekullueshëm.

Kur dikush vdes në moshën 58-vjeçare është e pamundur të mendosh: ‘Ai ishte mjaftueshëm i vjetër’. Të vdesësh në moshën 58-vjeçare është e trishtueshme.

Unë jam 55 vjeç dhe e kuptoj se koha mund të jetë duke u afruar, le ta themi kështu. E njihja vetëm si tifoz futbolli, di të them se ishte një futbollist i mrekullueshëm.

U uroj gjithë të mirat familjes dhe miqve, shpresoj të gjejnë gjithë forcën e nevojshme për të vazhduar përpara”, u shpreh gjermani, gjithmonë i veçantë me prononcimt e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco