Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Ronaldo ‘debuton’ nga tribuna, shijon fitoren e Al Nassr

Ronaldo ‘debuton’ nga tribuna, shijon fitoren e Al Nassr

22:22, 06/01/2023

Debutimi i Cristiano Ronaldos duhet të presë. Ylli portugez, i transferuar pak ditë më parë tek Al Nassr në kampionatin e Arabisë Saudite, nuk ka mundur të zbresë në fushë për çështje burokratike në ndeshjen e sotme ndaj Al Tae.

Shlyerja e dy ndeshjeve dënim si pasojë e një pezullimi që ka marrë në kampionatin anglez dhe pamundësia nga Al Nassr për ta regjistruar pasi ka tejkaluar numrin e të huajve që mund të përfshijë në ekip, ka bërë që Ronaldo sot të ulej në tribunë për të parë si një tifoz ndeshjen, edhe pse në fakt për të ishte rezervuar një vend përkrah drejtuesve të klubit në tribunën VIP.

Ndërkohë, tifozët kanë shijuar në rrebeshin e shiut një fitore 2-0 shumë të thjeshtë të skuadrës, që vazhdon të komandojë renditjen e kampionatit  në Arabinë Saudite.

Shumë prej tyre në fakt kishin shkuar në stadium vetëm për Ronaldon teksa mbanin fanellën e tij apo parulla për portugezin.

Protagonist i sfidës u bë sulmuesi brazilian Taliska, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë të lojës.

I veçantë ishte sidomos goli i dytë, i cili erdhi pas një asisti nga portieri David Ospina, i cili nxori direkt shokun e tij të skuadrës para portës kundërshtare për golin që çoi shifrat në 2-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco