Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Liverpooli merr një goditje të rëndë

Liverpooli merr një goditje të rëndë

21:18, 06/01/2023

Virgil Van Dijk u dëmtua gjatë ndeshjes së të hënës në Premier League me Brentford dhe u zëvendësua në pjesën e parë, ku Liverpooli u mund 3-1.

Mbrojtësi holandez ka të ngjarë të humbasë ndeshjet e Premierligës kundër Brighton, Chelsea, Wolverhampton dhe Everton dhe performanca e tij në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 21 shkurt është e pasigurt.

“Është një goditje e rëndë. Diagnoza është serioze. Po flasim për javë, më shumë se një muaj, por shpresoj të shërohet shpejt. Ai kurrë nuk ka pasur probleme me muskujt e tij deri tani”, tha Klopp.

Pas 17 ndeshjesh, Liverpooli renditet në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës me 28 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco