Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Mbrojtësi i Marokut trondit Bayernin, Mazraoui ka probleme në zemër

Mbrojtësi i Marokut trondit Bayernin, Mazraoui ka probleme në zemër

18:20, 06/01/2023

Bayern Munchen ka marrë një lajm të keq në fillimin e këtij viti pasi një nga yjet e rinj të skuadrës, mbrojtësi maroken Nusair Mazraoui, nuk do të mund të luajë për disa kohë pasi i është zbuluar një inflamacion në zemër.

Shkak është pjesëmarrja e tij në Botërorin 2022 me përfaqësuesen e Marokut, pasi ai është infektuar në Katar me COVID.

Klubi i Bundesligës bëri të ditur se futbollisti kishte humbur ndeshjen çerekfinale ndaj Portugalisë për shkak të infeksionit me COVID, ndonëse kishte luajtur pak ditë më vonë një pjesë loje ndaj Francës në gjysmëfinale.

Më pas, u raportua se ai kishte probleme muskulore dhe nuk u aktivizua ndaj Kroacisë në ndeshjen për vendin e tretë.

Pas kthimit te Bayerni, testet mjekësore para nisjes së përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit, treguan për inflamacion në perikardit dhe kështu, futbollisti ishte lënë pushim për t’u kuruar nga gjendja e tij.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Mazraoui do të mungojë 6 deri në 8 javë, pasi Bayern Munchen nuk do të rrezikojë me mbrojtësin me një sëmundje kaq delikate.

Bavarezët kanë përjetuar një situatë të ngjashme një vit më parë, kur Alfonso Devis u diagnostikua me probleme në zemër si pasojë e COVID dhe qëndroi rreth 3 muaj jashtë fushave të lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco