Barcelona në kërkim të një zëvendësuesi, vendimi varet nga Xavi

Barcelona në kërkim të një zëvendësuesi, vendimi varet nga Xavi

18:48, 05/01/2023

Në një intervistë për Cadena SER, Joan Laporta u pyet për interesimin e Barcelonës për Ruben Neves si zëvendësues të mundshëm të Sergi Busquets.

“Neves është një lojtar i madh, por kjo nuk është ende në nivelin e bisedave private. Busquets nuk është përgjithmonë dhe ka diskutime të brendshme për gjetjen e një zëvendësuesi.

Frenkie de Jong mund të luajë në këtë pozicion, por një lojtar nuk do të mjaftojë. Ky vendim do të varet nga Xavi”.

Laporta gjithashtu konfirmoi se klubi dëshiron të vazhdojë kontratën e Busquets për një vit tjetër:

“Ai ka oferta nga SHBA dhe e di se çfarë ka menduar për këtë, ai patjetër do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit. Ne do ta diskutojmë këtë në verë, por mendoj se ai mund të luajë ende në një nivele të larta”.

Kontrata e Busquets me Barcelonën skadon në fund të sezonit. 34-vjeçari është një lojtar kyç nën drejtimin e Xavit dhe trajneri dëshiron që ai të qëndrojë për të paktën edhe një vit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco