'Mungesa në homazhet? E nderova Pele kur ishte gjallë, kam ndërgjegjen e pastër'

'Mungesa në homazhet? E nderova Pele kur ishte gjallë, kam ndërgjegjen e pastër'

14:14, 05/01/2023

Pas Neymar tifozët brazilianë janë kapur me Rivaldon. Ish kampioni i botës (2002) dhe fituesi i Topit të Artë (1999) ka një përgjigje për ata që e akuzojnë pse nuk mori pjesë në homazhet ndaj Pele.

“Edhe sikur të ndodhesha në Brazil, nuk e di nëse do të merrja pjesë në homazhe. Nuk më pëlqen të bëj homazhe, por nuk jam kundër askujt që dëshiron.

E kam takuar Pele, kam qenë disa herë me të dhe kam pasur rastin ta nderoj kur ishte gjallë. Ia kam shfaqur gjithë dashurinë time.

Nderimi më i mirë është ai që të bëhet kur je gjallë. Unë e kam ndërgjegjen e pastër në lidhje me këtë aspekt”, shkruan Rivaldo në rrjetet sociale.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco