Lajmi i fundit

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

I shkaktoi humbjen e parë sezonale kryesuesve të Seria-A, Dzeko zbulon sekretin e jetëgjatësisë në nivele të larta

I shkaktoi humbjen e parë sezonale kryesuesve të Seria-A, Dzeko zbulon sekretin e jetëgjatësisë në nivele të larta

13:45, 05/01/2023

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko ishte protagonist absolutmbrëmjen e djeshme, teksa Interi i tij mposhti liderët e kampionatit Napolin në derbin e madh të Serisë A dhe pas ndeshjes të gjitha mediat kanë kërkuar një deklaratë nga lojtari i zikaltërve.

Me një goditje me kokë, Dzeko i shkaktoi Napolit humbjen e parë këtë sezon dhe gëzoi kështu tifozët e të gjitha klubeve të Serisë A që ndjekin napolitanët.

Pas ndeshjes, Dzeko zbuloi sekretin e tij të jetëgjatësisë në futboll në një deklaratë për DAZN. Gazetarët u interesuan se si ai është ende në formë kaq të mirë, edhe pse është 37 vjeç.

"Sekreti është puna. Nuk do të arrish askund pa punë. Unë e di sa vjeç jam, por në fund të fundit është se dua të luaj në nivelin më të lartë. E vetmja mënyrë që do të bëj. Kjo është me punë të palodhur. Unë do të vazhdoj për aq kohë sa mund të bëj dallimin," tha Dzeko.

Sulmuesi boshnjak ka treguar gjithashtu se ka pasur probleme fizike në këtë duel, por që nuk ka ndikuar në paraqitjen e tij të shkëlqyer.

"Isha i lodhur dhe kisha ngërçe. Fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë, por jam i lumtur për fitoren. Luajtëm për tre pikë sepse luanim kundër një ekipi që ka bërë futboll të jashtëzakonshëm në gjashtë muajt e parë. E dinim se si Napoli luan, e pamë edhe sot, por i thamë vetes se duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të koncentruar”, shton Dzeko.

Kapiteni i kombëtares boshnjak shtoi se është e mundur të luhet me dy lojtarë me karakteristika të ngjashme, si ai dhe Romelu Lukaku.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco