Dënimi i dhënë nga Federata e Futbollit shtyn debutimin e Ronaldos tek Al Nassr

Dënimi i dhënë nga Federata e Futbollit shtyn debutimin e Ronaldos tek Al Nassr

20:14, 04/01/2023

Cristiano Ronaldo, warms up during his first training after the official unveiling as a new member of Al Nassr soccer club in in Riyadh, Saudi Arabia, Tuesday, Jan. 3, 2023. Ronaldo, who has won five Ballon d'Ors awards for the best soccer player in the world and five Champions League titles, will play outside of Europe for the first time in his storied career. (AP Photo/Amr Nabil)

Pas prezantimit zyrtar nga Al Nassr, Cristiano Ronaldo u vu në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia me dëshirën për të debutuar me skuadrën saudite këtë të enjte, kundër Al Tait, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit vendës.

Mirëpo siç raportohet këtë të mërkurë nga “Daily Mail”, CR7 do të duhet të presë, pasi nuk ka shlyer pezullimin prej dy ndeshjes e vendosur nga Federata Angleze, pas episodit të diskutueshëm me një tifoz të Evertonit (i hodhi në tokë.

Ndëshkimi për CR7 u njoftua më 23 nëntor, kur Botërori kishte nisur. Në fakt, ky lloj pezullimi nuk shtrihet në sfidat e kombëtareve, por mbetet në nivel klubesh, në bazë të nenit 12.1 të Rregullores së FIFA-s për statutin dhe transferimin e lojtarëve. “Çdo sanksion disiplinor deri në katër ndeshje ose deri në tre muaj, që i është vendosur një lojtari nga një Federatë, por që nuk është zbatuar ende (plotësisht) në momentin e transferimit, do të zbatohet nga Federata e re, ku lojtari është regjistruar,” lexohet në rregullore.

Nëse vërtetohet ky skenar, Ronaldo mund të debutojë me Al Nassr-in vetëm më 21 janar, kundër Al-Ettifaq, duke munguar edhe në ndeshjen kundër Al Shabab (më 14 janar).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco