Pioli i sigurt për të ardhmen e Leaos: Do të vazhdojë të rritet me ne

Pioli i sigurt për të ardhmen e Leaos: Do të vazhdojë të rritet me ne

19:25, 04/01/2023

Rafael Leãos iu deshën 10 minuta për të shënuar në fitoren e Milanit ndaj Salernitanas (2-1). Trajneri Stefano Pioli ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e lojtarit portugez dhe beson se sulmuesi do të vazhdojë të rritet në shërbim të skuadrës italiane.

“Kam folur me të dhe i thashë se procesi i tij i rritjes ende nuk ka përfunduar me ne”.

Emri i Rafael Leãos vazhdon të lidhet me klube të ndryshme në Evropë: “Ai është i lumtur në Milano dhe është i gatshëm të qëndrojë këtu”, – theksoi më tej Pioli

Trajneri i kuqezinjve shpreson që portugezi të vazhdojë në këtë nivel: “Ai tregoi se mund të jetë një kampion. Ka punuar me përqendrim dhe qëndrueshmëri.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco