Cristiano Ronaldo është prezantuar te klubi i ri në Arabinë Saudite, Al Nassr.
Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" u zyrtarizua pak ditë më parë te klubi arab, ndërsa tek sot është prezantuar zyrtarisht.
Pak pas konferencës për media të mbajtur, Cristiano Ronaldo i veshur me fanellën e skuadrës së re ka zbritur në fushën e blertë para mijëra tifozëve në shkallët e stadiumit.
Ylli portugez i futbollit do të nënshkruajë kontratën me klubin arab deri në vitin 2025.
Sulmuesi 36-vjeçar pritet të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.
Ronaldo u largua para Botërorit nga Manchester United pas deklaratave të tij shokuese duke akuzuar klubin anglez për “tradhti”.
Walks of the greatness ?? pic.twitter.com/7FzLZSchQ5
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 3, 2023
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: