Ronaldo takon shokët e rinj të skuadrës: E di që është një grup fantastik lojtarësh

Ronaldo takon shokët e rinj të skuadrës: E di që është një grup fantastik lojtarësh

18:50, 03/01/2023

Cristiano Ronaldo është prezantuar edhe para trajnerit dhe shokëve të skuadrës tek Al Nassr. 

Ai u përshëndet me gjithsecilin fillimisht, teksa disa prej tyre që njihej edhe më herët pati edhe përqafime, sidomos me Visent Abubakar.

Në fund njëri nga lojtarët i uroi mirëseardhje, ku ai gjatë fjalimit u djersitë nga emocionet, ku edhe filloi e qeshura mes trajnerit Rudi Garsia dhe CR7.

Ronaldo pastaj mbajti një fjalim para skuadrës, ku tha se i ka pëlqyer shumë loja dhe lidhja që kanë, dhe se është te Al Nassr për të ndihmuar shokët.

E di që është një grup fantastik lojtarësh. Kam parë ndeshjet. Kam parë lidhjen që keni në lojë, gjë që më ka pëlqyer shumë. Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin, të kënaqemi dhe të jap më të mirën siç kam bërë gjithmonë ku kam luajtur”, ka thënë Ronaldo para bashkëlojtarëve të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco