Ish-futbollisti shkodran që fitoi 2 tituj kampion me Al Nassr i uron suksese Ronaldos

Ish-futbollisti shkodran që fitoi 2 tituj kampion me Al Nassr i uron suksese Ronaldos

17:13, 03/01/2023

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek ekipi i Al Nassr në Arabinë Saudite, bëri bujë në të gjithë botën.

Klubi i sheikëve, që ka rrëmbyer vëmendjen e mbarë botës, nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi dikur pjesë e këtij ekipi ka qenë legjenda shkodrane, Hysen Zmijani, madje ka arritur të shpallet edhe 2 herë kampion me Al Nassr.

Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Zmijani kujton kohën kur ishte pjesë e Al Nassr.

Statusi i plotë i Zmijanit

Disa kujtime nuk shuhen kurre Alnassr Fc .30 vite me pare, kam firmosur me Al-Nassr. Te qenit pjese e ketij klubi ka qene nje eksperience shume e bukur ne karrieren time ku ne 2 vite qe kam luajtur atje, kemi fituar 2 kampionate (1993-1994 dhe 1994-1995 🏆). Me gezon te shoh kete klub duke bere tituj ne mbare boten me lojtarin e tyre me te ri Cristiano Ronaldo. Jam krenar qe kam qene pjese e ketij klubi! I uroj Cristianos dhe skuadres sukses!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco